Fushatë elektorale në shkolla, deputetët e PD denoncojnë rastet. Kushi: Do të marrim masa drastike

Në prag të nisjes së fushatës elektorale deputetët e opozitës kanë denoncuar raste kur mësuesit janë kërcënuar me vendin e punës apo në shkolla janë zhvilluar takime politike.

"Ka ndodhur një takim në Korçë me drejtorët e drejtorive arsimore, nëndrejtorët, u janë hequr telefonat."

"Në datë 9 shkurt kolegia ime Anila Denaj ka qenë në shkollën e Shalës në Konispol e ka publikuar vetë në faqen e saj të Facebook."

Ministrja Kushi që i dëgjoi këto në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kërkoi raportim të rasteve dhe marrjen e masave drastike.

"Para pak ditësh u kam nisur një shkresë edhe bashkive por dhe zyrave arsimore që të mos lejojnë që në institucionet arsimore të zhvillohen aktivitete të fushatave elektorale apo aktivitete partiake."

Diskutime pati për periudhën e historisë ku u tha se informacioni për periudhën e diktaturës është i cunguar.

"Unë nuk kam parë asnjë libër historie që të përmenden të burgosurit, ata që vdiqën në burgje, ata që u ekzekutuan."

Kushi tha: Pretendojnë që numri i temave në lëndën e historisë është shumë pak për ta informuar siç duhet nxënësit.

Kushi reagoi dhe lidhur me rastet e dhunës në shkolla ku tha se autoret adoleshent do të trajtohen nga grupet e punës.