Babai vret djalin, gazetarja: U tentua të fshihej si ngjarje
Emisioni “Epiqendër” në Ora News i moderators Sonila Musai trajtoi këtë të martë krimin në familje që duket se është kthyer në një fenomen.
Në një komunikim me Skype gazetarja Iris Rezhda bëri një përmbledhje të ngjarjes në një fshat të Korçës ku një 77 vjeçari vrau të birin me çekiç duke e lënë atë të vdekur.
Rezhda u shpreh se ngjarja që fillimisht rezultoi aksidentale dhe është tentuar të fshihej nga familjarët.
Rezhda tha se pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
U bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje ku mësohet se 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
