"Fëmijët pas telave" Gjergj Hani tentoi të arratisej e përfundoi në qeli
Gjergj Hani ishte fëmijë kur gjykata e Durrësit e dënoi me 10 vite burg.
Tradhëti ndaj atdheut ishte akuza. Sot gëzon lëvizjen e lirë dhe tregon se pagoi shumë për ëndërrën.
"Tentova të arratisem i vetëm në moshën 16 vjeçare. Mendoja që me vdekjen e diktatorit do të binte dhe diktatura, gjë që nuk ndodhi. Gjykata e Durrësit më dënoi me 10 vite heqje lirie që u përgjysmuan me 5 vjet."
32 vite nga rrëzimi i diktaturës, ata që e dënuan vijojnë të jenë aktiv në jetën politike të vendit.
"Ata ishin dhe vazhdojnë të jenë ingranazhe të atij sistemi. Në vitet '90 komunizmi kuptoi që nuk mund të mbijetonte."
Rishikimi i historisë për periudhën e komunizmit është kërkesa kryesore e tij.
Si Gjergj hani kanë bvuajur me mijëra fëmijë të tjerë me internime dhe në kampet e punës.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
