Kërcasin armët në Librazhd/ Nga makina qëllohet drejt lokalit, ka të plagosur
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 19:47
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Librazhd.
Në afërsi të qendrës së qytetit, nga në automjeti është qëlluar drejt një lokali dhe si pasojë raportohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy persona.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka rrethuar perimetrin dhe po bën hetimet.
Ndërkaq mësohet se autori i ngjarjes është Albi Biçaku, ndërsa Shpetim Skura është i plagosuri nga ky sulm me armë.

