Ngacmimet seksuale online, raport kombëtar për sigurinë e fëmijëve
Altin Hazizaj, kreu i CRCA në një intervistë ne emsionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli lidhur me raportin kombëtar për sigurinë e fëmijëve.
Hazizaj tha se "Po të shikojmë të gjitha raportimet që kanë të bëjnë me urrejtjen, janë kundër vajzave".
Altin Hazizaj: Është një shqetësim që duam ta ndajmë me këdo. Po të shikojmë të gjitha raportimet që kanë të bëjnë me urrejtjen, janë kundër vajzave. Mendoj se janë 2 shkaqe, se ka rrjete qoftë dhe kriminale që kërkojnë ti gjuajnë vajzat e pastaj ta denigrojnë personin, mund të jetë urrejtja e një të dashuri e dikuj që ka një marrëdhënie të prishur e që e nxjerr online. Në Shqipëri ka pak raportim, në Europë janë imazhet e vetëgjeneruara nga fëmijët por me natyrë seksuale. Grupmosha më e prekur është 14-18 vjeç. Raportojnë të rriturit plus 18 vjeç. Është një botë jo shumë e këndshme, që vendos në stres jo shumë familje. Nuk mendoj se është e denjë që një nënë të rrijë të shikojë se mos nxjerrin ndonjë gjë për vajzën e saj.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
