Sulmi me armë në Librazhd/ Ja kush është personi që qëlloi nga makina, zbulohet identiteti i të plagosurit
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 19:59
Detaje të reja vijnë nga Librazhdin ku pasditen e sotme u shënua një ngjarje e rëndë.
Në afërsi të qendrës së qytetit, nga në automjeti është qëlluar drejt një lokali dhe si pasojë raportohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se autori i ngjarjes është Albi Biçaku, ndërsa Shpetim Skura është i plagosuri nga ky sulm me armë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka rrethuar perimetrin dhe po bën hetimet për të mësuar rreth shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.


