Plagosje në Paskuqan, goditen me thikë 2 vëllezër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2023, 19:39
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e stome në Paskuqan.
Mësohet se një person ka goditur me thikë dy vëllezër me armën e ftohtë.
Ndërkohë, sipas informacioneve të para, të dy vëllezërit janë jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën "Dine Hoxha", në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.
