Manchester United shkëlqen me Rashford të papërmbajtshëm (VIDEO)

16 gola në 17 ndeshje që pas rikthimit nga Kupa e Botës, 2 të tillë në sfidën e fundit të fituar 3-0 nga Manchester United kundër Leicester City që e “betonon” skuadrën e Ten Hag në vendin e tretë me 3 pikë më pak se Manchester City.

“Red Devils” nuk ndalen ndërsa Marcus Rashford duket sikur vjen nga një planet tjetër pasi thyen rekordin personal të një sezoni që ishte 22 sepse tashmë sulmuesi anglez është në kuotën e 24 golave të shënuar.

Manchester United shkëlqen me Rashford të papërmbajtshëm

Kundër “dhelprave”, një lojtar tjetër që nxorri në pah klasin është edhe Jadon Sancho, i cili po fiton vetëbesimin nën drejtimin e trajnerit holandez.