Stadiumi rekordmen në Amerikën e Jugut. Shikoni “çmendurinë” në Buenos Aires

“El Monumental” është zyrtarisht stadiumi më i madh në Amerikën e Jugut, kontinenti që futbollin e përjeton me më shumë emocion dhe pasion se në çdo cep tjetër të botës.

Në ndeshjen e fundjavës së kaluar, stadiumi i Buenos Aires, shtëpia e skuadrës së River Plate, priti saktësisht 83.196 tifozë. Rekord absolut pas modifikimit të disa sektorëve të stadiumit legjendar.

Modifikimet kanë pëfshirë pistën e atletikës që është hequr dhe zëvendësuar me vende të reja shtesë. Shikoni atmosferën fantastike në “El Monumental”.