55-vjeçari u shkrumbua brenda banesës, familjarët fajësojnë ambulancën, drejtori i spitalit: Shkuam për 7 minuta

Zjarri mbrëmjen e djeshme në një banesë në Shkodër solli fatkeqësisht një humbje jete.

Një 55 vjeçar nuk u arrit të nxirrej në kohë nga banesa, e djegia i solli atij vdekjen.

Mirëpo pretendimet e familjarëve të të ndjerit fajësojnë ambulancën e cila ka mbërritur me vonesë në vendgjarje.

Për këtë drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër Senad Hallunaj deklaroi se ambulanca e parë ka shkuar për 7 minuta në vendngjarje nga marrja e njoftimit.

"Duke parë dhe pretendimet e familjarëve duhet të sqaroj disa praktika të verifikuara.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45. Njotimi nga zjarrfikëset ka qënë në 22:46, duhet të dini që çdo televonatë lë gjurmë në sistem e kjo është e verifikueshme. Në 22:46 deri në mbërritjen e ambulancës së parë kanë kaluar 7 minuta. Kur ka mbërritur ambulanca zjarrfikësit kanë qënë duke fikur zjarrin.

Duke parë mundësinë për një ngjarje më të madhe, është nisur dhe ambulanca e dytë në 22:56, 10 minuta më vonë. Ambulanca e parë ka bërë transportimin e menjëhershëm të zonjës sa e kanë nxjerrë zjarrfikësit jashtë. Pastaj ka mbërritur ambulanca e dytë që ka qënë për 1 orë në vendgjarje derisa ka dalë i shkrumbuar trupi i të ndjerit," tha ai.