Digjen në gjumë, vdes 55 vjeçari në Shkodër, gruaja rëndë, fqinjët: Ishin shumë të varfër

Një 55 vjeçar humbi jetën ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë në Shkodër pasi banesa ku jetonin u përfshi nga një zjarr. Ngjarja u shënua rreth orës 22:45, në lagjen "Liria", Shkodër. Fqinjët tregojnë se bashkëshortët Nasufi ishin në gjumë kur nisën flakët dhe nuk arritën të dalin në kohë. Sipas tyre zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën me vonesë në vendngjarje.

Kapllan Nasufi 55-vjeç humbi jetën mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi banes e tij u përfshi nga flakët e mëdha.

Bashkësortja e Nasufit, S. K. 59 vjeçe mbeti e plagosur rëndë nga kjo ngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por fqinjët thanë se burrë e grua jetonin në kushte të vështira ekonomike.

"Kapllan Nasufi me gjithë gruan e vet kanë qenë në gjumë. Gruaja ka dalë e djegur dhe e kanë dërguar në spital, ndërsa Kapllani ka vdekur brenda. Kushtet i kanë pasur shumë të vështira, flinin në tokë dhe banesa me llamarina," thanë ata.

Fqinjët e çiftit deklaruan gjithashtu se institucionet që duhet të japin ndihmën e parë kanë shkuar në vendin e ngjarjes me vonesë, dhe kjo sipas tyre ndodh rregullisht pasi ata i përkasin komunitetit egjiptian.

"Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia ka ardhur më shpejt. Sa herë që i marrim në telefon nuk na vjen ambulanca.

Faleminderit policisë se erdhën shumë shpejt, por ambulanca dhe zjarrfiksja kanë ardhur më vonë" thanë ata.

Policia tha se zjarri ka rënë rreth orës 22:45 minuta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.