Vllaznia, Josa kërkon mbështetjen e vazhdueshme të tifozëve, Xhaferri i falënderon (VIDEO)
Trajneri Mirel Josa kërkon që stadiumi i Shkodrës të mbushet edhe në rastet kur Vllaznia nuk ndeshet me ekipe si Tirana pasi skuadra ka nevojë për tifozët e saj në çdo përballje.
“Duhet të kenë vazhdimësi”, theksoi tekniku kryeqytetas, i pyetur nga gazetarët për atmosferën e krijuar në shkallët e “Loro Boriçit”. Ndërkohë, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri falënderoi mbështetjen e rreth 6 mijë tifozëve në këtë ndeshje ku të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Bekim Balaj, një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës për Vllazninë, u shpreh i lumtur për 3 pikët e fituara duke shtuar se me këtë sukses rritet morali dhe skuadra tashmë ka mundësi të shkojë deri në fund si e barabartë dhe në lojë për të foituar titullin.
