Juventus cinik, kalon Fiorentinën dhe shikon sipër (VIDEO)

Adrien Rabiot i dhuron Juventusit fitoren e dytë rresht në Serie A duke e shtyrë ekipin e Massimiliano Allegrit drejt pjesës së sipërme të klasifikimit pas penalizimit me 15 pikë.

Në minutën e 34 të ndeshjes kundër Fiorentinës, mesfushori francez realizoi në portën e skuadrës toskane që kërkoi të rikthehej në lojë por nuk arriti të bënte shumë përballë mbrojtjes hermetike të skuadrës bardhezi.

Pas transfertës së Salernos pak ditë më parë, Juventus grumbullon një tjetër 3-pikësh dhe tashmë ngjitet në kuotën 29 me shpresë që apeli mund të zhvlerësojë dënimin me 15 pikë penalizim, në të kundërt “Zonja e vjetër” do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë një biletë për në zonën Champions.