VIDEO/ Premier League rihapet me fitoren e Manchester City

Përfiton nga barazimi i Arsenalit, Manchester City që në javën e 22 të Premier League fiton ndaj Aston Villa me rezultatin 3-1.

Ndalesa e topçinjve i karikoi të besuarit e Pep Guardiolës, i cili evitoi ndonjë surprizë të mundshme nga miku i tij Unai Emery që me "Villans" po bën një sezon mbi çdo pritshmëri. 

Rodri zhbllokoi ndeshjen duke e bërë më të lehtë takimin e "Etihad" për kampionët të cilët thelluan avantazhin me Gundoghan e Mahrez për një fitore të lehtë që nuk u vu në diskutim nga goli i Watkins në minutën e 61.

Me këtë fitore, City afrohet 3 pikë nga Arsenali që gjithsesi ka një ndeshje më pak në kalendar. Në krahun tjetër, Aston Villa mbetet në mesin e artë të klasifikimit.