Tare drejt Anglisë, klubi londinez i Tottenham e kërkon me ngulm

Kontrata me Lazion mbyllet në fund të këtij sezoni dhe pas më shumë se një dekade, Igli Tare mund të nisë një aventurë të re si drejtor sportiv i Tottenham në Premier League. Klubi londinez ka nisur kontaktet me shqiptarin pas dënimit të Paratici-t nga drejtësia italiane.

Prej shumë muajsh Tare dhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito kanë fërkime të vazhdueshme për shkak të disa dështimeve në merkato dhe në fushën e lojës.

Vedat Muriqi ishte pika që mbushi gotën pasi sulmuesi u ble për 20 mln. € dhe u shit vetëm për gjysmën e kësaj shumë te Mallorca.