Juventus, përgjime të reja vështirësojnë pozitat e klubit bardhezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 15:46
Përgjime të reja hedhin dritë në lidhje me skandalin e plusvalencave te skuadra e Juventusit. Maurizio Arrivabene e Federico Cherubini kanë diskutuar në telefon në lidhje me disa çështje delikate.
Arrivabene e pranon hapur që parametrat e Juventusit në vitin 2021 rrezikonin regjistrimin në sezonin e UEFA-s.
“Ne jemi tërëësisht jashtë parametrave të UEFA-s. Me këto të dhëna që kemi aktualisht, nuk mund të regjistrohemi në sezonin 2023-2024”, i ka bërë me dije ai drejtorit sportiv, duke lënë të kuptohet se më pas klubi ka falsifikuar të dhënat për të plotësuar kriteret financiare të nevojshme për regjistrimin.
