Kukësi me "gjak" për mbijetesën, Egnatia e "bën rrugë" ndaj Laçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 15:07
Edi Basha i jep Kukësit një fitore shumë të rëndësishme në finalen e mbijetesës kundër Kastriotit që zhytet në fund të klasifikimit me 20 pikë.
Verilindorët thyen 1-0 krutanët për 3 pikë jetike në garën e mbijetesës pasi skuadra e Rahman Hallaçit shkon në kuotën 25 me 3 fitore në 4 të fundit.
Në sfidën tjetër të Superiores, Gytis Paulauskas që u transferua në muajin Janar, i siguroi fitoren e parë pas 5 javësh Egnatias.
Rrogozhinasit regjistruan suksesin e tretë sezonal ndaj Laçit qe bën një hap fals pas 3 fitoreve rresht. Me këtë fitore, Egnatia bën edhe më të luftuar betejën për zonën europiane. Skuadra e Edlir Tetovës ngjitet në vendin e 6 me 27 pikë, 2 më pak se Laçi.
