Piloti shtyp rivalin me qëllim? Shikoni videon e pazakontë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2023, 09:29
Në Francë është zhvilluar si çdo vit gara rajonale e motoçiklizmit “Touquet Pas-de-Calais”. Një eveniment që konsiderohet festë për rajonin ku mbahet dhe një ditë ku tifozët kalojnë disa orë ndryshe.
Kështu duhej të ishte edhe këtë vit por edicioni i 2023-shit, u kthye në një arenë polemikash pas shtypjes së një piloti nga konkurrenti me numër 322 pak çaste pas nisjes së garës.
Piloti me emrin Tom Maurizi është vendsur menjëherë në akuzë por vetë ai ka deklaruar se veprimi nuk ishte i qëllimshëm. Shikojeni dhe mund të dilni vetë në një përfundim.
