VIDEO/ Manchester United me hap Champions-i, Rashford sërish vendimtar

Rashford dhe Gamacho mjaftojnë që Eric Ten Hag të rikthehet te fitorja pas një ndalese të shkurtër një javë më parë. Manchester United rimerr vrapin për të komnsoliduar pozitat në zonën Champions në një sezon që po shkon në drejtimin e duhur për “Djajtë e kuq”.

Në ndeshjen e kësaj të diele, ekipi i United kaloi në transfertën e Leeds falë dy golavë të shënuar në pjesën e dytë që konfirmojnë gjithashtu edhe krizën e thellë që po përjeton skuadra e Leeds ku pavarësisht ndryshimeve në stol, duket se situata nuk ka ndryshuar.

Me këtë fitore, Manchester United forcon pozitat në vendin e tretë të klasifikimit duke e ngushtuar në 5 pikë diferencën me Arsenalin e vendit të parë edhe pse “Topçinjtë” kanë 2 ndeshje më pak.