Barazimi ndihmon Erzenin, Teuta krijon iluzionin e fitores
Barazim që për Teutën përkthehet në humbje. Vetëm dy gola dhe nga një pikë për çdo skuadër në derbin Erzeni-Teuta kku skuadra e Edi Martinit kaloi e para në avantazh me Kallakun që në minutën e 7.
Mesfushori transformoi në gol penalltinë e akorduar ndërsa 7 minuta më vonë, Jazxhiu kishte mundësinë e artë për të dyfishuar shifrat por skuadra e Xhevahir Kapllanit qëndroi në lojë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “Djemve të detit”, por shijakasit nuk u dorëzuan madje e rritën shumë volumin e lojës duke rrezikuar seriozisht në disa momente me Kahrimanovic dhe Krivicic.

Vetëm 4 minuta nga fundi i takimit, Leao vendosi barazpoeshën dhe ngriu Teutën me një gol që flet shumë për sezonin fantastik të Erzenit që mbetet në vendin e tretë me 31 pikë ndërsa Teuta në të 7-tin me 25.




