UFC 284, “luani” nga Dagestani thyen luftëtarin australian (VIDEO)

Dominim absolut i Islam Makhachev në peshën e lehtë të UFC 284 pasi mbrojti me sukses titullin në përballjen me Alexander Volkanovski në tokën australiane duke kaluar edhe kundërshtarin në klasifikimin e përgjithshëm botëror.

Dështon luftëtari vendas në ringun e “kangurëve” pasi nëse do të kishte trumfuar, do të ishte bërë i pari sportist i MMA që triumfinte në dy kategori të ndyshme.

Volkaoski provoi deri në fund për të rrëzuar rusin nga Dagestani por e pati shumë të vështirë pasi në fund, Makhachev e çoi në 12 numrin e fitoreve rresht në UFC pasi me pikë në fund të 5 raundeve ishte ai që arriti të dominonte dhe me një diferencë të ndjeshme 28-27, 28-27, 29-26, madje edhe pse nuk kishte në krah trajnerin Khabib Nurmagomedov, i detyruar të mungonte në duelin e zhvilluar në qytetin e Perth.