Premier League, zhgënjejnë Arsenali dhe Chelsea (VIDEO)

Moment shumë negativ për Arsenalin në Premier League ku pas humbjes ndaj Everton ndalet në një barazim ndaj Brentford.

Vetëm 1-1 në “Fly Emirates” për kryesuesit e Premier League në shtëpi ku Trossard shënoi golin e parë në minutën e 66 dhe më pas në të 74 Toney gjeti rrjetën e barazimit që e mban të mbërthyer pas gjurmëve të Manchester City.

Ky është barazimi i dytë sezonal për Arsenal që numëron po kaq humbje por skuadra e Artetas mbetet në krye me 51 pikë.

Barazon dhe zhgënjen gjithashtu Chelsea që u ndak në derbin e Londrës 1-1 ndaj West Ham. Një tjetër zhgënjim për blutë që humbasin pothuajse përfundimisht mundësinë për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.