Ancelotti te Brazili? Klopp “shtron” rrugën drejt Real Madrid

Nëse Carlo Ancelotti largohet nga Real Madrid me destinacion Brazilin, Florentino Perez e ka eltarnativën, ai është gjermani Jurgen Klopp.

Sipas gazetës “El Nacional”, timonieri i Liverpool është një emër që e josh presidentin “Los Blancos” dhe palët janë në kontakte të vazhdueshme edhe pse për momentin Ancelotti ka qetësuar klubin duke theksuar se ka ndërmend të respektojë kontratën që skadon në korrikun e vitit të ardhshëm.

Bisedimet e Klopp dhe Perez mendohet se kanë shkuar shumë larg madje temë ka qenë edhe transferimi i mundshëm i Jude Bellingham nga Borussia Dortmund, një lojtar që Klopp e pëlqen shumë.