Bayern Munchen gjobit me 1.6 milionë euro, Manuel Neuer

Manuel Neuer dhe Bayern Munchen po perjëtojnë një marrëdhënie shumë të tensionuar pas intervistës së numrit 1 i cili kritikoi zgjedhjen e klubit për të larguar trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic.

Administratori Oliver Kahn por edhe gjithë zinxhiri drejtues i klubit gjerman nuk kanë arritur ta përtypin kritikën publike të Neuer dhe pas kundërsulmeve mediatike, hidhen në veprim edhe konkretisht.

Neuer që momentalisht është në infermieri pas frakturës në këmbë të shkaktuar gjatë pushimeve në një resort malor, duhet të paguajë një gjobë të majme për shkak të qëndrimit aspak konform rregullave të klubit. Sipas “Bild”, lojtari duhet të paguajë një faturë të kripur, plot 1.6 milionë euro.