Italia në ankth për Zacheronin, përplas kokën dhe shtrohet në terapinë intensive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 08:11

Ish-trajneri i Milanit, Interit, Lazios dhe Juventusit, Alberto Zaccheroni është shtruar me urgjencë në spitalin Bufalini të Cesenas pasi u rrëzua dhe përplasi kokën në shtëpinë e tij.
Mjekët që shkuan me urgjencë në vendngjarje e gjetën atë të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe e transportuan menjëherë në spital ku ai ndodhet prej disa orësh në kujdes maksimal.
Nuk dihet ende nëse rrëzimi u shkaktua nga ndonjë shqetësim apo ishte thjesht aksidental ndërsa nuk ka informacione as për gjendjen momentale të ish-teknikut.
