Manchester City, pep Guardiola zbulon 9 armiqtë në Premier League
Pep Guardiola doli në mbrojtje të klubit të tij, Manchester City pas akuzave të dërguara nga hetuesit në komisionin e Premier League për shkeljen e 115 normave të fair play financiar.
Ndër të tjera, në konferencën e shtypit ai u ndal edhe në një detaj interesant që lidhet me dënimin që i dha UEFA në vitin 2020 kur e përjashtoi për dy sezone nga Champions edhe pse më pas Arbitrazhi Sportiv e hodhi poshtë.
“Kur UEFA na dënoi, 9 klube nga Premier League që janë, Burnley, Wolves, Leicester, Newcastle, Tottenham, Arsenal, Man. United, Liverpool dhe Chelsea e dëshironin shumë një gjë të tillë sepse ishin të interesuara për vendin bosh të Champions.
Nuk ka armiq ose miq në këtë mes, ka vetëm interesa. Kjo aktualja është një situatë shumë e ngjashme me atë. Po shikojmë të njëjtët artikuj, të njëjtat akuza. Na thonë se duhet të shkojmë në Ligue One, League Two, Conference”.
