Uzuni e bën rrugë, shënon sërish dy gola dhe eklipson çdo rival në Segunda (VIDEO)

Myrto Uzuni orek kuotën e 17 golave sezonalë në Segunda Division.

Goli i pestë në ndeshjen e tretë rresht për beratasin që i shënon edhe Tenerifes që në minutën e 6 të ndeshjes e më pas 7 minuta nga fundi oër fitoren 2-0.

Shqiptari i Granadas mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit për të zhbllokuar sfidën e ekipit bardhekuq, ndërsa shtoi një gol tketër në pjesën e dytë duke kompletuar "manitan" e realizimeve brenda pak ditësh edhe pse e nisi vitin nga infermieria për shkak të një dëmtimi. 

Ky është dygolëshi i pestë sezonal për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare në Segunda Division.