Shokuese/ Sulmuesi Atsu është ende poshtë rrënojave të tërmetit

Zëvendës/presidenti i klubit Hatyaspor dhe trajneri Volkan Demirel japin lajmin që askush nuk dëshironte ta dëgjonte. Sulmuesi ganez Atsu nuk është nxjerrë nga rrënojat. Demirel deklaron:

"Ju lutem mos shkruani pa qenë të sigurt sepse këta njerëz kanë familje, shpresë dhe dhimbje. Dhimja po rritet sepse nuk kemi asnjë lajm nga Atsu dhe drejtori sportiv Taner Savut. Njerëzit po punojnë natë e ditë dhe shpresoj t'i shpëtojnë".

Ndërkohë, zv.presidenti Mustafa Ozat shtoi:

"Kishim marrë lajme pozitive sipas të cilave Atsu ishte shpëtuar dhe ndodhej ne spital. Mesa duket ai dhe drejtori sportiv janë ende nën rrënoja".