Guardiola do të largohet nga Manchester City përpara gjykimit final

Guardiola do të largohet nga Manchester City përpara gjykimit final
Dërgimi i çështjes për gjykim duket se ka trazuar shumë ujërat te Manchester City ku trajneri Pep Guardiola ka marrë kohë për të reflektuar rreth së ardhmes së tij në klubin bardhekaltër.

Tekniku katalanas që rreth 6 muaj më parë ka qenë i prerë në deklaratën e teij teksa bëri të ditur se do të largohej menjëherë nëse rezulton që City ka shkelur rregullat, sot po reflekton i mbyllur në dhomën e tij dhe mundësitë janë që ai të largohet edhe përpara një vendimi nga ana e komisionit të pavarur të Premier League.

Sipas faqes prestigjoze “The Athletic”, mundësitë që Guardiola të bëjë një hap pas brenda një kohe të shkurtër, janë shumë të mëdha.