Kredia studentore jo për studentët shqiptarë, punësimi i tyre i pasigurt nuk favorizon aplikimin

Një nga pikat e ligjit të arsimit të lartë të miratur në 2015 e cila ka mbetur pa u realizuar në Shqipëri, është kredia studentore.

Migen Qiraxhi, nga qëndresa qytetare thotë se kjo vonesë vjen për shkak të rrethanave shoqërore.

"Arsyeja se pse kjo vendimmarrje nuk është marrë për një kohë të gjatë lidhet për shkak të kontekstit shoqëror ku ne jetojmë dhe mungesës së të dhënave në universitete.

Se dimë cila është shkalla e punësimit të studentëve në sistemin tonë arsimor," tha ai.

E ardhmja e paqëndrueshme e studentëve i bënë institucionet financiare të stepen për të lidhur një kontratë të tillë me të rinjtë.

"Në mungesë të kësaj të dhëne askush nuk është i marrë për të financuar jetën studentore të një studenti i cili është i paqëndrueshëm financiarisht dhe  e ardhmja e tij nuk mundet të lexohet në mënyrë korrekte," tha ai.

Kredia studentore është një ndihmë që u jepet të rinjve për të përballuar tarifën e shkollimit, por në vendin tonë kjo ndihmë financiare nevojitet për nivelin e jetesës.

"Kredia studentore u jep mundëisnë studentëve në këto nivele arsimore që të arsimohen dhe të marrin një kredit, të paguajnë tarifën e shkollësdhe pasi të mbarojnë studimet, ata për një pjesë të gjatë, gjatë punës së tyre, shlyejnë këtë kredi. Nuk kemi një situatë financiare të rënduar në tarifë, por konteksti i shqiptarëve e rëndon sistemin financiar të familjeve në jetën studentore. Pra në ushqim, në fjetje, në blerje librash," tha ai.

Në konferencën për arritjet dhe sfidat e arsimit,ministrja Kushi premtoi se shumë shpejt do të aplikohet kredia studentore, por nuk dha sqarime të tjera për mënyrën e si do të funksionoj.