Tokat e Spitenit në ujë, banorët të revoltuar: Jemi të braktisur nga shteti

Një nga zonat e prekura nga përmbytjet në Lezhë është edhe fusha e fshatit Spiten, në Njësinë Administrative Zejmen.Rreth 200 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë, ndodhet nën pushtetin e ujit prej 4 ditësh.

Përballë përmbytjeve të vazhdueshme dhe mungesës së vemendjes nga strukturat vendore dhe qëndrore banoret u ngriten në protestë. Mosfunksionimi i hidrovorit ndërhyrja jo efikase dhe selektive në pastrimin e kanaleve kulluese është shkaku kryesor i kësaj situate thonë banorët.

"U bë tre ditë që jemi kështu, asnjë s'ka ardhur. Kaloi kryetari i Bashkisë dhe as nuk na përshëndeti e nuk na pyeti se për çfarë kemi nevojë. Përmbutja ndodh se nuk thithin pompat.

Është hapur kolektori, janë hapur nja dy kanale dhe në mënyrë selektive. Uji në vend që të kalojë 400 metra, shkon një km deri në kanalin kryesor," thanë banorët.

Dëmet nga përmbytjet janë të përvitshme dhe askush nuk i ka kompensuar thonë banoret e Spitënit.

Në mbështetje të banoreve ishte dhe Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Lindita Metaliaj e cila identifikoi nga afer problematikat  të cilat do të adresohen tek pushteti vendor dhe qendror për nderhyrje emergjente dhe rritjen e kërkeses për hartimin e projekteve për zgjidhje afatgjata.

Tokat e Spitenit në ujë, banorët të revoltuar: Jemi të

Tokat e Spitenit në ujë, banorët të revoltuar: Jemi të