Reshjet e borës bllokojnë sërish “Rrugën e Arbrit”, makinat vendnumëro
Reshjet e borës që kanë përfshirë veriun e vendit kanë sjellë bllokimin e Rrugës së Arbrit.
Mësohet se dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuara në rrugë dhe jashtë saj.
Bllokimi ka ndodhur në By Passin në Qafën e Murrizit.
"Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve" njoftoi policia rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.
