Të bllokuara nga bora në malin e Tomorit, policia dhe zjarrfikësit në ndihmë të makinave

Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses po u vijnë në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorit.

Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t'iu ardhur në ndihmë.

Gjithashtu aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.