Ndotje, mungesë dokumentacioni e shpërdorim toke, aksion në guroret e Krujës

Pesë admnistratorë të guroreve në Krujë janë proceduar penalisht për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.
Me finalizimin e fazës së sytë të operacionit policior të koduar “Mjedisi” ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.
"Në përfundim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.," njoftoi policia.
Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin, prej disa muajsh.
Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

