Shikoni autokolonën e makinave të bllokuar në Rrugën e Arbrit

Rreth 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 14:30 e drekës.

Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie.

Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës.

Edhe pse kalojnë borëpastrueset, mjetet e vogla me goma verore dhe pa zinxhirë bllokojnë sërish rrugën duke  bërë që autokolona të lëvizë shumë pak.

Policia ka devijuar trafikun në rrugën e vjetër, nga Klosi drejt Burrelit.

Shikoni autokolonën e makinave të bllokuar në Rrugën eShikoni autokolonën e makinave të bllokuar në Rrugën e