Tre në pranga e një në kërkim në Tiranë, shpërndanin ekstazi në Bllok, Unazë të Re dhe tek ish-stacioni i Trenit

Tre persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Tiranë pasi shpërndanin lëndë narkotike ekstazi në zona të ndryshme të qytetit.

Me finalizimin e policor të koduar “Punisher” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. V., 23 vjeç, G. Gj., 25 vjeç, E. M., 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. B.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit," njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tre në pranga e një në kërkim në Tiranë,