Plagosje në Durrës, goditet me thikë 38-vjeçari pas sherrit banal
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 21 Janar 2023, 16:47
Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës pasditen e sotme.
Policia thotë se rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur "Stacioni i trenit", në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

