Tritol në banesën në Laprakë, qiramarrësi punëtor ndërtimi, dyshime se ishte mesazh për pronarin
Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në verandën e banesës së marrë me qira të shtetastit të identifikuar si Demir Cara, në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se është hedhur rreth 30 gramë tritol.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, në afërsi të lumit. Gazetari i Ora News bën me dije se personi që kishte marrë me qira shtëpinë është puntor ndërtimi dhe nuk ka precedent të mëparshëm kriminal.
Dyshimet bien se shpërthimi mund të jetë në lidhje me pronarin e banesës.
Ende e paqartë se si ka ndodhur e gjithë ngjarja pasi zona nuk ka as kamera sigurie.
Sipas të dhënave në katin e parë jeton prej më shumë se një 1 viti familja e Demir Carës e ndërsa në katin e dytë nuk ka persona.
Sipas fqinjëve nga shërthimi i lëndës plasëse banesa në fjalë pësoi dëmtime, e ndërsa për sa i përket familjës Cara të gjithë e njohin pa probleme.
"Nuk ka patur probleme, banonte prej gati dy vitesh," tha ai.
Cara është shoqëruar në komisariat duke rrëfyer të gjithë ngjarjen ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të saj.