Borë dhe në zonat e ulëta dhe temperatura deri në -6 gradë, moti sot

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën zhvillimin e një qëndre të presionit të ulët atmosferik e vendosur në Veriperëndim të Ballkanit duke diktuar motin edhe në Shqipëri.

Parashikohet që vranësirat e shumta herë pas here të zhvillohen duke sjellë reshje edhe në formën e rrebesheve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në zonën e ulët.

Ndërsa dëbora do të vijoj të jetë prezente në të gjithë zonën malore por rrezikohet pjesërisht zona e ulët në disa qytete të ketë shfaqje të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi
Juglindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Borë dhe në zonat e ulëta dhe temperatura deri në -6