Moti i keq në vend, bllokohet nga ortekët aksi Bogë-Theth, bora shkon në 80 cm
Vendi është përfshirë ditët e fundit nga një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu e bore.
Në Malësinë e Madhe rrugët janë të kalueshme në një pjesë të tyren, pasi në aksin Bogë-Theth orteqet kanë bblokuar lëvizjen.
Bashkia Malësi e Madhe
Në territorin e bashkisë ka patur reshje shiu dhe dëbore në Njad, Kelmend dhe Shkrel por pa krijuar probleme.
Akset rrugore janë të kalueshme.
Energjia elektrike ka patur ndërprerje gjatë natës.
Në lagjen Culaj Njad Koplik nga rrufeja kemi patur dëmtimin e rrjetit elektrik dhe të paisjeve në një banesë.
Për bashkinë Pukë dhe Fushë Arrez nuk janë raportuar situata problematike.
Autoriteti Verior Rrugor:
Aksi H.Hotit-Tamarë nuk ka probleme qarkullimi kryhet normal.
Aksi Tamarë-Vermosh është i hapur nga bora në dy korsi por për qarkullim duhen goma dimërore dhe në disa segmente ku pjerrësia e rrugës është e madhe duhen zinxhirë.
Aksi Bogë-Theth është i bllokuar te zona e orteqeve, funksionon vetëm segmenti Bogë-Qafë-Thore. Trashësia e borës në Boge ka arritur rreth 80 cm.
Orteqet kanë rënë edhe në fillim të Qafës së Thores duke e shtuar gjatësinë e bllokuar nga orteqet. Ndërhyrja në orteqe është e mundur vetëm kur të pushojnë reshjet në të kundërt rrezikohen punëtoret e manovratoret si dhe mjetet që do tentonin të kalonin në zonën e orteqeve.
