Eksperti Sulçe mes të bllokuarve në Rrugën e Arbrit: Fatkeqësi që paguajmë taksa dhe rruga është e pasigurt
Mes qindra qytetarëve të bllokuar në Rrugën e Arbrit iste dhe eksperti i qarkullimit Artur Sulçe.
Për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja ai tha se po kthehet nga Peshkopia por rruga është e bllokuar nga bora.
"Po kthehem nga Peshkopia. Rruga është vetëm me dëborë, nuk është e pastruar. Është e vështirë që të kthehesh pavarësisht se janë marrë masa nga policia rrugore, janë në çdo metër. Rruga nuk është e pastruar sipas detyrimit ligjor. Si ka mundësi që qytetarët paguajnë lekë dhe ne nuk mund të ecim të sigurt? Ne nuk lëvizim dot, është fatkeqësi që paguajmë taksat dhe kjo rrugë nuk është në gjendjen e duhur".
Ai tha se ka prezencë të borëpastruesve në rrugë por sipas tij lajmërimi për bllokimin e rrugës do të duhej të ishte bërë në kohë.
Rreth 200 mjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 14:30 e drekës.
Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
