Pogradeci dy ditë pa ujë/ Firma e ndërtimit çan tubacionin kryesor, askush nuk merr masa
Për të dytën ditë me radhë Pogradeci ndodhet pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë çarja e tubacionit kryesor të ujit në Drilon, nga një firmë ndërtimi. Banorët flasin për vështirësi të mëdha gjatë këtyre ditëve, ndërsa situata ka ndikuar edhe sektorin e hoteleri-turizmit.
Me mijëra familje në Pogradec dhe fshatrat e Njësisë Administrative të Buçimasit, për të dytën ditë me radhë, po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.
Shkak është bërë një defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit, nga firma e cila po kryen punime në fshatin turistik të Drilonit.
Banorët thonë se situata është mjat e vështirë.
Banorët: “Shumë e vështirë është, por do bëjmë si do bëjmë. Do rregullohet”.
“Na njoftuan dje që s'ka ujë, po sot po e rregullojnë në Tushemishtë ku ka difekt, s'jam i sigurt”.
“Për çdo gjë është e vështirë, pa ujë"
Ujësjellësi i Pogradecit tha se gjatë ditës së shtunë pritet që situata të marrë zgjidhje.
Saro: “Në ditën e sotme presim që shërbimi të kthehet në kushtet normale. Siç ka qenë 24 orë pa asnjë problem tjetër”
Ky problem ka prekur edhe sektorin e hoteleri-turizmit në Pogradec, teksa fundjavat janë të kërkuara nga vizitorët këtë herë, ata nuk do të gjejnë ujë.

