Moti i keq "pushton" Shqipërinë/ Situata në të gjithë vendin dhe cilat janë akset problematike
Moti i keq prej ditësh ka përfshirë vendin tonë duke shkaktuar edhe problematika në qytete të ndryshme. Gjithashtu në orët e para të mëngjesit kanë vazhduar edhe reshjet e borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Në Shkodër ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.
Ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet. Reshjet e borës vijojnë në zonat malore.
Njoftimi I ARRSH-së:
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës. Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
SITUATA NË QARKUN E SHKODRËS
Autoriteti Verior Rrugor:
Pjesa e Q. Thores tek tunelet panoramike vazhdon te jete e bllokuar nga orteqet.
Aksi Boge-Theth vazhdon te jete i bllokuar segmenti prej rreth 600 m ne zonen e tuneleve
Aksi Tamare-Vermosh, reshjet e debores kane vazhduar gjate gjith nates me intensitet te larte dhe vazhdojne edhe tani.
Eshte punuar pa pushim me dy borepastruese dhe me mjete te tjera duke mbajtur te hapur aksin rrugor.
Akset e tjere kane renie inertesh te cilët pastrhen nga kontraktori.
Aksi Q. Mali- Fierze ka reshje bore deri ne 25 cm. Kontraktori vazhdon pastrimin e saj.
DVP Shkoder:
-Aksi rrugor Shkoder-Theth në Qaf Thore ka 1m bore, nga Boga e pakalueshme per momentin.
-Aksi rrugor Shkoder-Vermosh ne Qaf te Berdalecit ka me shume se 50cm bore per momentin e pakalueshme,po punojne borpastrueset per hapjen e rruges.
-Aksi rrugor Shkoder-Puke-Fush Arres ka prezence bore, janë te kalueshme, borëpastrueset punojne ne pastrimin e bores.
-Tek Harku i Berdices nuk ka prezence uji.
Per çdo ndryshim do ju informojme ne kohe reale.
Gjate nates nuk jane rregjistruar telefonata per ndihme ne Sallen Operative te DVP Shkoder.
OSHEE:
Situata eshte e njejte, rreth 200 abonenta pa energji.
Nuk ka fidera te stakuar , pa energji nje segment Qafe Bordolec - Vermosh, dhe nje segment ne Hajmel.
Jane pa energji edhe Gjegjani dhe dy Fidera te N/St Vrake.
Bashkia Shkodër:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka presence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).
Bashkia Pukë:
Ne bashkine Puke gjate nates ka pasur reshje debore rreth 10 cm, vijon pastrimi i rrugeve nga Drejtoria e Sherbimeve, nuk kemi rruge te bllokuara, energjia elektrike mungon ne njesite Administrative Gjegjan.
Bashkia Fushë-Arrëz:
Ne bashkine Fushe-Arrez ka pasur reshje debore rreth 15 cm. Rruget jane te hapura dhe qarkullime ne disa akse behet me zinxhir, vazhdon te kemi probleme me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra.
SITUATA NË QARKUN E LEZHËS
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës.
Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga - 0.5 m kuota kritike.
Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike.
Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras kemi rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Në ish-kënetën Gjonëm kemi rreth 270 ha tokë të përbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish-kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përmbytur akualisht rreth 250 ha. Po në këtë njësi në fshatin Gocaj kemi rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur.
Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 200 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.
Në total si qark kemi rreth 770 ha tokë bujqësore të përmbytur.(300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë)
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët.Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere.
Ne disa fshatra te Nj.A Fan trashesi eshte rreth 30 cm, vazhdon te bjere. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme.
Furnizimi me energji elektike, raportohet që është normalizuar.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmëri.
SITUATA NË QARKUN E DIBRËS
Është vështirësuar lëvizja e automjeteve në aksin rrugor Klos - Bulqizë. Në segmentin e fshatit Plan i Bardhë ka patur rënie të vazhdueshme të gurëve në asfalt duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.
Drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është e tillë sa herë ka reshje shirash ku masive gurësh përfundojnë befas në asfalt dhe kthehen në rrezik të madh sidomos për ata që lëvizin për herë të parë. Ata kërkojnë që të ndërhyhet tek skarpatat dhe të vendoset të paktën rrjetë.
Firma mirëmbajtëse dërgoi një mjet për heqjen e gurëve, por situata vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh e dherash vazhdimisht.
SITUATA NË QARKUN E DURRËSIT
Vijojnë reshjet e shiut të shoqëruara me breshër në zonën e Ishmit.
Njoftimet më të fundit bëjnë me dije se lumi i Ishmit ka arritur nivelin maksimal të ujërave dhe banorët shprehin shqetësimin se mund të ketë përmbytje të tokave, pasi dhe prurjet nga zona e Tiranës po rriten gradualisht.
SITUATA NË QARKUN E KORÇËS
Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 ,reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm.
Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.
Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.
Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Dispeceria Rajonale Korce.
Rajoni Korcë total pa energji 6 Fidera, 3068 abonentë ruralë e thellë
Fideri Vithkuq N/st Rehovë mori tension pjesërisht, u hap nd.Marjan deg.Lekas, pa energji 15 kabina, 205 abonentë ruralë e thellë, Zona Lekas - Vithkuq .
Fideri 14 N / st Petrushë me max, pa energji 3 kabina
Dardhas,Vercun,Prenisht ,200 abonente rurale ,zona Cerrave.
Fideri 9 N / st Lozhan u stakua me max,pa energji 501 abonente rurale.
Fideri 8 N/ st Bilisht u stakua me max, pa energji 71FIDE to 6 abonentë rurale, zona Liqenas, Diellas, Gorice e Madhe, Gorice e Vogël, Kallamas, Gollombocë.
Fideri 6 NST Bilisht pjesërisht me energji, 1312 abonentë ruralë.
Fideri Podgozhan NST Gur i Kuq pjesërisht me energji, 134 abonentë ruralë pa energji. Jolle, Bishnicë, Shpellë.
SITUATA NË QARKUN E FIERIT
Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulët.
Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.
Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht.
Hidrovoret janë në garishmëri të plotë pune.
Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale.Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m
Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.
Kemi ndërprerje të energjisë elektrike, në Njësinë Administrative Fratar në fshatrat Malas, Ninësh, Gadurove, Bejar.
Në Njësinë Administrative Selitë në fshatrat Gjerbës, Selitë, Kapaj, Çërrilë, bashkia Mallakastër.
Grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e difekteve.
SITUATA NË QARKUN E GJIROKASTRËS
Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes.
Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër.
Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar.
Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë.



