Mashtrim me shitjen e makinave, arrestohet ne Tiranë 38-vjeçari, në kërkim shoku i tij
Një skemë mashtrimi me shitjen e makinave është zbuluar nga policia e Tiranës ku në pranga ka rënë 38-vjeçari, Elton Rrushi, dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sipas policisë ata mashtronin pronarët dhe pasi kryenin falsifikimin e kontratave i shisnin mjetet tek persona të tjerë, duke tjetërsuar pronësinë e tyre.
Një 38-vjeçar, i cili tregtonte automjete, është është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim pasi dyshohet se përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm përmes kontratave false dhe më pas i rishisnin duke tjetërauar pronësinë e tyre.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas denoncimeve të mbërritura në komisariate nga qytetarët e dëmtuar, ndërsa grupi hetimor ka arritur të sigurojë prova për implikimin e dy të rinjve në këtë skemë mashtrimi.
Hetimi për këtë rast zgjati për disa muaj pas ndërhyrjes së një agjenti policor të infiltruar, i cili arriti të zbërtheje të gjithë skemën që Rrushi së bashku me mikun e tij kryente për t'u marrë makinat personave që ishin të interesuar për ti shitur ato.
Në gjykatë 38-vjeçari Rrushi do të përballet me dy akuza, "mashtrim" dhe "falsifikim i dokumenteve”.
