Moti i keq në Shkodër/ Orteqet në aksin Bogë-Theth vështirëson qarkullimin, ARRSH apel shoferëve për kujdes

Moti i keq prej ditësh ka përfshirë vendin tonë duke shkaktuar edhe problematika në qytete të ndryshme.

Gjithashtu në orët e para të mëngjesit kanë vazhduar edhe reshjet e borës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në Shkodër Shkodër ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.

Vazhdojnë problemet te tunelet në qafën e Thorës, ku ka dhe rrëshqitje gurësh e dherash. Paralajmërohet për kujdes në rrugën drejt Vermoshit dhe Tamarës. Po kështu vijon problematika e mungesës së energjisë elektrike.

Ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet. Reshjet e borës vijojnë në zonat malore.

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 08.00 të datës 21.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.10 me një rënie prej 5 cm me orën 18.00 të datës 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ne rrugen e Obotit po operon  nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Njoftimi I ARRSH-së:

Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit

Kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, në Llogara, në Krujë-Sarisalltik, në Ura e Zapodit Shishtavec në lartësi mbi 700 m, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve vazhdon rënia e orteqeve duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.