Situata në qarkun e Korçës/ Këto janë akset ku rekomandohet kalimi me zinxhir dhe goma dimërore

Në qarkun Korçë gjatë natës  ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Gazetarja Iris Rezhda raporton se reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +900 m. Në rrugën e Dardhës nga km 4 -km 13 ,reshje dëbore, trashësia 10 cm deri 25 cm.

Në rrugën Korçë-Voskopojë nga km 7- km 18, trashësia 5-15 cm. Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë km 12 deri km 30 trashësia 5cm – 15 cm.

Ndërkohë është punuar dhe punohet me 7 mjete borëpastruese për pastrim dhe kriposje. Në rrugën e Dardhës nga km 8 – km 13 kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë ose goma dimërore në orët e paradites.

Në akset e tjera qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.