Pogradec, 5 fshatra pa ujë të pijshëm pre 2 ditësh, çahet tubacioni nga firma ndërtuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2023, 21:57
Prej 2 ditësh qyteti dhe njësia Buçimas në Pogradec me 5 fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm.
Shkak është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.
Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë sërish nuk është zgjidhur.
Sipas të dhënave sot në mesditë është arritur të lidhet tubacioni, por për shkak të presionit është dëmtuar sërish.
Aktualisht punonjësit janë në zonë dhe po përpiqen të zgjidhin defektin e rëndë, ndërsa mijëra familje dhe qindra biznese nuk kanë pikën e ujit.

