Dalin pamjet e megaoperacionit/ Policia ndërhyri në det të hapur, momenti kur zbresin çantat e zeza me 4.5 ton kokainë

Dalin pamjet e megaoperacionit antidrogë në Spanjë ku u sekuestruan 4.5 ton kokainë dhe u arrestuan 15 persona, prej tyre 13 pakistanezë dhe 2 shqiptarë.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Mbikëqyrja Doganore.

Lënda narkotike u gjet në një anije mallrash që po lundronte në lindje të Ishujve Canarie.

Në operacion u arrestuan edhe 15 anëtarët e ekuipazhit.

Sipas forcave të sigurisë, hipja në anije  ka qenë mjaft e komplikuar për shkak të detit të trazuar dhe përmasave të mëdha të anijes, me gjatësi 100 metra. 

Droga dhe anija janë sekuestruar ndërsa të arrestuarit do dalin para gjykatës.

Anija "Blume" që mbante flamurin togolez, supozohej se po lundronte pa aktivizuar fenerin që përcakton pozicionin e tij nëpërmjet satelitit (me GPS). 

Ajo dyshohet se u nis nga porti i Santos, në Brazil, dhe porti i deklaruar i destinacionit të tij ishte Riga, në Letoni.

Sipas disa burimeve, ajo është përgjuar të martën e kaluar nga agjentë që ndodheshin në anijen e operacioneve speciale Flumar , të Zëvendës Drejtorisë së Vëzhgimit Doganor (DAVA).