Shabani: SPAK duhet të na japë përgjigje nëse Veliaj dhe Beqaj janë për burg, po ecën shumë avash
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se ndërkombëtarët e kanë mbështetur vendin tonë, por drejtësinë duhet ta sjellin institucionet e drejtësisë.
Ai tha se në raport me kallëzimin lidhur me tenderat në ministrinë e shëndetësisë, njëra nga akuzat për Beqajn është e parashkruar dhe ka kaluar afati.
Shabani: Unë besoj se është një paralajmërim nga SHBA që do të goditen politikanë të lartë. Unë do të doja t’i dëgjoja këto nga SPAK sepse ata e kanë fuqinë për ta bërë këtë gjë. Ndërkombëtarët na kanë ndihmuar dhe mbështetur, por në fund të ditës janë institucionet vendase që i japin drejtim kësaj pune. Ne ende besojmë tek drejtësia, sepse nuk do të kishim çuar 4 çështje në SPAK. Edhe pse jemi shumë të zhgënjyer pasi po ecin shumë avash.
Një nga akuzat që kishim ngritur është parashkruara, pra shkelja e barazisë në tendera. Pra, edhe në Beqaj shpallet fajtor nuk dënohet sepse ka kaluar afati. Qartazi ne kemi arsye për të mërzitur. Kemi çuar edhe incineratorët që ka avancuar më shpejt pasi kemi të arrestuar një ministër dhe një ish-deputet dhe ish-zyrtarë të lartë, por sërish duhet të kishte vazhduar me bashkinë e Tiranës.
Shabani shtoi se parashkrimi këtu është një mënyrë se si këta shpëtojnë nga drejtësia, por nëse SPAK-u do të ishte më i shpejtë nuk do të ishim në këtë situatë.
Shabani: Parashkrimi këtu është një mënyrë se si këta shpëtojnë nga drejtësia, por nëse SPAK-u do të ishte më i shpejtë nuk do të ishim në këtë situatë. Pra çështja është tek apatia e sistemit të ri të drejtësisë. 3 vite nuk janë pak për të hetuar një çështje. Ne kemi besim tek drejtimi i ri që ka marrë SPAK. Ne i çuam një kalendar me prioriteti Dumanit dhe ne duam të dimë nëse Veliaj duhet të shkojë në burg apo jo, po ashtu edhe Beqaj që ka bërë me tenderat publikë.
