Schillaci dëshmitar në arrestimin e bosit të Cosa Nostra-s

Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit e Napolit, golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës, Itali 90, Totto Schillaci, ishte i pranishëm në momentin e arrestimit të njeriut më të kërkuar të Italisë, Matteo Messina Denaro.

58-vjeçari, në momentin e aksionit të policisë, ndodhej në ambjentet e klinikës ku kreu i Cosa Nostra-s po kurohej.

“Ishte ora 8:15 dhe aty pashë shumë policë të maskuar që hynë dhe na bllokuan të gjithëve. Isha në zonën e barit të klinikës, madje nuk kisha hyrë sepse po pija një cigare por ata erdhën me shpejtësi dhe na ndaluan të gjithëve të bënim lëvizje. Nuk arrita të shikoja sepse na kërkuan të mos lëviznim. Ishte një skenë e ngjashme me filmat far west”, thekson ish-sulmuesi që dashje apo pa dashje është dëshmitar i një prej ngjarjeve të më rëndësishme të historisë së vendit fqinjë, dhe këtu nuk është fjala për Kupën e Botës 1990.